Kenneth Andresen, profesor i studimeve mediale në Universitetin e Adgerit në Norvegji, ka publikuar një video nga viti 2014, ku shihet laureati i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke teksa ka fyer shqiptarët e boshnjakët.
Shkrimtari austriak sot mori çmimin e sivjetmë të Nobelit për Letërsi. Ai njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit ndërsa kishte dalë haptas kundër bombardimeve të NATO-s më 1999. Pos kësaj, e kishte përshkruar popullin serb si viktimë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndresen ka publikuar një video në Twitter ku ka treguar një përplasje të Handkes me disa protestues shqiptarë e boshnjakë në Oslo.
“Më 2014, Peter Handke u takua me disa protestues, të mbijetuar nga Bosnja e Kosova në Oslo kur ai mori çmimin ‘Ibsen Prize’. Atyre u përgjigj: Shkoni në ferr, aty ku tashmë jeni. Sot ai mori çmimin Nobel për Letërsi”, ka shkruar Andressen si përshkrim të videos.
In 2014, Peter Handke was met by protests from survivors from Bosnia and Kosovo in Oslo when he received the Ibsen Prize. He answered them: «Go to hell, where you already are». Today he was awarded the @NobelPrize for literature. pic.twitter.com/19f4YPo86S
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) October 10, 2019