Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë në Zarë të Kroacisë

Ka përfunduar Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”, mbajtur në Zarë të Kroacisë dhe organizuar nga revista “Shêjzat–Pleiades” në bashkëpunim me Universitetin e Zarës, Shoqatën Italiane të Studimeve të Europës Juglindore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Në këtë kuvend morën pjesë personalitete të rëndësishme të fushës së albanologjisë dhe ballkanologjisë, personalitete të të dyja shteteve si dhe shkencëtarë, profesorë e biznesmenë të shumtë nga Kroacia, Shqipëria, Italia, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Qëllimi i takimit ishte promovimi i kërkimeve shkencore në lidhje me studimet shqiptare dhe ballkanike, si dhe stimulimi i mëtejshëm i aktiviteteve të Institutit për Studime Shqiptare “Shejzat-Pleiades” me rastin e botimit të rinovuar të revistës “Shejzat”. E themeluar në vitin 1957 nga shkrimtari shqiptar Ernesto Koliqi në Romë, kjo revistë pushoi së botuari 40 vjet më parë, përcjell KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi ishte një vazhdim i konferencave shkencore të mbajtura në tetor 2015 në Vatikan dhe 2017 në Tiranë. Fjalimet nga grupi i parë u botuan në përmbledhjen “Albania nell’Archivio di Propaganda Fide”, (Shqipëria në Arkivin e Propaganda Fide), ndërsa nga grupi i dytë u botuan në nr. 3-4 / 2017 të revistës “Shejzat”.