Dokumentari i shkurtër “The Avant-Gardener”, që përcjell jetën e këngëtares Lindsay Katt, ka qenë në mesin e njëmbëdhjetë filmave që janë shfaqur të dielën në ish-amfiteatrin e Shkollës Amerikane të Kosovës.
Katt synon të gjejë një balancë ne mes të jetës personale dhe asaj profesionale, duke ruajtur kreativitetin e saj dhe duke mësuar nga gabimet e prindërve. Jeta e saj brenda dokumentarit përmblidhet në 10 videoklipe të 10 këngëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShfaqja e këtij filmi dhe e filmave të tjerë është bërë në kuadër të edicionit të 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në fron”. Të 11-të filmat ishin paraparë që të shfaqeshin në tren. Por, shkaku i vështirësive financiare vetëm shtatë filma të këtij edicioni janë shfaqur në tren. Kjo është bërë të shtunën.
Shfaqja e tyre është bërë në linjën e përditshme të trenit Prishtinë-Pejë. Filmat e tjerë janë shikuar e do të shikohen në projektorin e ndezur nga Festivali në të njëjtin vend ku është shfaqur edhe dokumentari “The Avant-Gardener”, në Amfiteatrin e American Scoool of Kosova.
Festivali ka karakter garues dhe do të ndahen disa çmime.
Edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në fron” do të përfundojë më 1 tetor, ku do të bëhet ndarja e çmimeve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)