Kulturë

“Hyjnesha në fron” izolohet gjatë thirrjes për lëvizje të lirë

Dokumentari i shkurtër “The Avant-Gardener”, që përcjell jetën e këngëtares Lindsay Katt, ka qenë në mesin e njëmbëdhjetë filmave që janë shfaqur të dielën në ish-amfiteatrin e Shkollës Amerikane të Kosovës.

Katt synon të gjejë një balancë ne mes të jetës personale dhe asaj profesionale, duke ruajtur kreativitetin e saj dhe duke mësuar nga gabimet e prindërve. Jeta e saj brenda dokumentarit përmblidhet në 10 videoklipe të 10 këngëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shfaqja e këtij filmi dhe e filmave të tjerë është bërë në kuadër të edicionit të 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në fron”. Të 11-të filmat ishin paraparë që të shfaqeshin në tren. Por, shkaku i vështirësive financiare vetëm shtatë filma të këtij edicioni janë shfaqur në tren. Kjo është bërë të shtunën.

Shfaqja e tyre është bërë në linjën e përditshme të trenit Prishtinë-Pejë. Filmat e tjerë janë shikuar e do të shikohen në projektorin e ndezur nga Festivali në të njëjtin vend ku është shfaqur edhe dokumentari “The Avant-Gardener”, në Amfiteatrin e American Scoool of Kosova.

Festivali ka karakter garues dhe do të ndahen disa çmime.

Edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “Hyjnesha në fron” do të përfundojë më 1 tetor, ku do të bëhet ndarja e çmimeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)