Kulturë

Gjigantët hungarezë ia dhurojnë Prishtinës magjinë e muzikës

Gjigantët hungarezë ia dhurojnë Prishtinës magjinë e muzikës

Ishte një nga pjesët që e kompozoi pak kohë para se të vdiste. Në vitin 1943, Béla Bartók që po i dorëzohej ngadalë sëmundjes po i jepte frymë “Koncertit për orkestër”. 76 vjet më vonë një orkestër hungareze po e jepte premierë jo në Hungarinë e tij dhe as në ndonjë sallë hijerëndë në Evropë. Kjo po bëhej në Prishtinë.

E mbushur plot, Salla e Kuqe të premten pati nderin që të bëhej skena e parë për muzikantët hungarezë që dhanë premierë “Koncertin për orkestër” të Béla Bartókut, emri i të cilit lartohet në panteonin e kompozitorëve më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.