Verë e raki nga tradita e pesë brezave Foto: Koha

Verë e raki nga tradita e pesë brezave

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 22 September 2019 12:00

Një traditë që dihet se si është bërë për së paku 5 gjeneratat e kaluara, është ajo e prodhimit të verës e rakisë në familjen Daka të Rahovecit. Së fundi është bërë brend me emër të familjes. Se si është krijuar si e tillë është një rastësi goxha interesante. Figura e Gani Dakës, një burri tipik shqiptar është bërë natyrshëm logo e këtij brendi.

Gazmend Daka është trashëgimtari aktual i prodhimit të këtyre verërave e rakive, thotë se në trungun familjar kjo traditë mund të jetë edhe më e gjatë, por për këtë nuk ka të shkruara fakte.

Vetë nuk e di se kur ka nisur të merret me këtë punë, për shkak se nuk e mban mend veten pa zejen e përpunimit të rrushit e të prodhimit të verës e të rakisë. Thotë se si 4-5 vjeçar e ka pasur për kënaqësi kur i është bashkuar të atit e axhallarëve, për të bërë punë të lehta.

Dija e tij për verën dhe rakinë është e thellë. Më shumë sesa nga leximet, ka mësuar nga përvoja.

Është i certifikuar ndërkombëtarisht si degustator, e kjo punë e ka çuar në vende të ndryshme, ku ka mundur të krahasojë verërat e Kosovës me ato të botës. Tregon se çfarë duhet bërë, që këto prodhime të Kosovës të ngjiten në majat më të larta të kësaj industrie.

Momenti i kthesës

Teksa flet për brezat e kaluar, jo vetëm të familjes Daka, që janë marrë me këtë punë, Gazmendi thotë atëherë është punuar ndryshe prej sot.

“Në mënyrën klasike, rrushi i vjelë me dorë është futur në fuçi të drurit, kaca që i themi ne, dhe e shkelnim me këmbë. Jo si sot me makinë me e blu”, thotë Daka.

Pastaj, siç tregon, fermentimi ka shkuar në mënyrë natyrale, e jo në mënyrë të dirigjuar.

“Sot janë tharmet që vendosen për të dirigjuar fermentimin e rrushit. Kjo nuk e lë rrushin të shkojë në acide të uthullës, por e kontrollon, pra nuk i le bakteret të punojnë dhe ta prishin verën”, thotë ai, teksa për të bërë më të kapshme këtë shpjegim merr shembullin e verërave që shijojnë më të tharta, si në shije të uthullës kur i konsumon....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme