Prishtinë, 16 shtator –Nannetta, një vajzë e re, e cila ndihet sikur është mbi re nga dashuria që ka për Fenton, është roli që po e pret sopranon kosovare Elbenita Kajtazi. Me këtë rol të operës “Falstaff”, Kajtazi do të debutojë më 19 janar të vitit të ardhshëm në shtëpinë operistike të Hamburgut “Staatsoper Hamburg”.
Në të njëjtën, në janar të këtij viti debutoi me rolin e Susannes në operën “Le Nozze di Figaro”. Suksesi i Susannes bëri që sopranoja të marrë ftesën për rolin tjetër, Nannettën. Debutimi me këtë rol ka qenë një ëndërr e kamotshme e sopranos. Kajtazi ka thënë se këtë rol e ka ëndërruar që kur ka filluar të merret me këndim lirik.
“Që kur kam filluar që të merrem me këndim lirik kam pasur gjithmonë ëndërr që të debutoj në këtë rol, që i takon kësaj opere të mrekullueshme të kompozuar nga Verdi. Erdhi momenti edhe të filloj realizimin në një shtëpie operistike me renome botërore”, ka thënë Kajtazi.
Sopranoja Elbenita Kajtazi ka dy vjet që është pjesë e shtëpisë operistike “Staatsoper Hamburg” dhe pjesë e menaxhmentit të artistëve “Zemsky Green”.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Elbenita Kajtazi si Nannetta krahasohet me yjet botërore të operës
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi në shtator do të debutojë në Francë
-
Elbenita Kajtazi në “sezonin e Verdit” nis vitin me duartrokitje në Hamburg
-
Bis në skenat kulmore për zërin me të cilin jehon edhe Kosova
-
Elbenita Kajtazi i bashkohet Operës Shtetërore të Vjenës për “La Boheme”