Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes gazetari dhe arsimtari i gjuhës rome, Nexhip Menekshe

Pas një sëmundje të shkurtë, sot ka vdekur dramaturgu, gazetari, arsimtari i gjuhës rome dhe Drejtori i Radios “Romano Avazo” në Prizren, Nexhip Menekshe (1966-2019).

Menekshe kohë më parë realizoi dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, raporton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.

Shfaqja u trajtua me anë të fragmenteve nga jeta e Kujtim Paçakut.

Shumica e lojërave skenike ishin të bazuara në fragmente të punës së intelektuale të Paçakut, si fuqi njerëzore e liderit, e tolerancës, e drejtësisë dhe më shumë e kreativitetit, që i lartëson poezitë e shkruara të tij.