Kulturë

Iku albanologu i madh gjerman

Në fund të qershorit të vitit 2019, në Akademinë Austriake të Shkencave (Instituti për Ballkanistikë), bashkë me profesor dr. Wilfried Fiedler-in dhe akademik Eqrem Bashën, bëmë përuri­min e tri veprave të ASHAK-ut: “Stu­dimet al­banistike në botën gjermanishtfolëse” (2018, ff. 861), “Gjur­mime kulturë-historike në fushë të shqipes” të Norbert Jokl-it shqip e gjermanisht (2018, ff. 759) dhe “Gramatikë e krahasuar e gjuhëve të Ballkanit I” (krahasimi morfosintaksor-tipologjik i shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit, 2018, ff. 826).

Ishte një festë për studimet albanistike në një vend ku flitet gjermanisht, ku albano­logjia ka traditë të gjatë, festë që nuk kishte ndodhur më parë me bo­ti­met tona. Ishte meritë edhe e profesor Fiedler-it (anëtar i jash­tëm i ASHAK-ut nga 1991, i Aka­de­mi­­së së Shkencave të Shqipë­ri­së nga 2006) që përurimi shënoi atë shka­llë përqendrimi dhe intere­simi, saqë studiuesit e shquar nga Akademia Austriake e cilësuan ngjarje të dorës së parë, në të ci­lën ata po bënin bashkë kaq shumë nga kulmet e albanologjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë dy ditëve pa­tëm mundësinë që bashkë me kolegët profesorë Oliver Schmitt, Joachim Matzinger, Heiner Eichner, Robert Pich­ler, Stephan Schumacher etj. të flisnim për të ardhmen e studi­meve albanologjike në ato hapësira. Ishte profesor Fiedler-i ai që e theksonte aspektin fatlum të mun­dë­sive që kishim tani për bashkë­pu­nim – nga e gjithë bota shqiptare me të gjithë botën që flet gjermanisht. rrafshin e punës per­so­na­le biseduam gjerë e gjatë për veprën e tij të re, tashmë të skicuar – “Gramatikë e krahasuar e gju­hë­ve të Ballkanit II – sistemet emërore”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)