“Hyjneshë është çdo grua shqiptare” si thirrje për ruajtjen e traditës

“Hyjneshë është çdo grua shqiptare” si thirrje për ruajtjen e traditës

Alberina Haxhijaj Alberina Haxhijaj 04 September 2019 11:21

Prishtinë, 4 shtator – “Hyjneshë është çdo grua shqiptare” titullohet projekti i ri në të cilin është duke punuar piktorja Dafina Vitija. Veprave të këtij cikli sajo synon t’u bëjë vend në ndonjë galeri. Pikturat sjellin “Hyjneshën” me veshje tradicionale të viseve të ndryshme. Sipas artistes, detyrë e saj por edhe e të tjerëve mbetet ruajtja e identitetit dhe kulturës. Këtë po mundohet të bëjë edhe ajo me artin e saj.

“Hyjneshë është çdo grua shqiptare”, ajo e ka konsideruar si revoltë për ruajtjen e trashëgimisë. Po ashtu ka treguar se ka ndier nostalgji gjersa ka gjurmuar për historinë e shqiptarëve.

“Është edhe një revoltë dhe ‘piskamë’ e imja në raport me ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë. Sikur çdo send është duke u transformuar me kalimin e kohës. E ky lloj transformimi mendoj që shpeshherë na bën të dukemi si njerëz pa identitet”, ka thënë ajo. Sipas saj, vetëm në ndonjë festë kombëtare “rishfaqen” patriotët dhe fanatikët e atdheut.

“Është nënvetëdija ime që më dërgon në ato kohë ku të jesh vetvetja dhe origjinal ka qenë shumë e vështirë për shkak të faktorëve që kanë dashur tjetërsimin e shqiptarëve por, megjithatë, kanë dalë fitimtarë të ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet”, ka thënë ajo.

Realizimin e ciklit “Hyjneshë është çdo grua” piktorja Dafina Vitija e ka filluar qysh në verën e vitit 2017, por të cilin ende s’e ka përmbyllur.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme