Në retorikën nacionale arabe Damasku njihet si "Zemra e arabizmit",ngase aty u paraqitën idetë e lëvizjet për një identitet që bazohet mbi gjuhë e kulturë arabe të përbashkët midis myslimanëve e të krishterëve që flasin arabisht dhe kanë një kulturë të përbashkët,në kohën kur ishin në fuqi osmanizmi dhe panislamizmi.
Në këtë luftë për identitet, pionierët e arabizmit, sikurse të shqiptarët në fillim të shek. XX, ishin të ndarë në dy rryma: ajo që donte - autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane dhe ajo që insistonte në pavarësi të plotë, pra me ndarje nga Perandoria Osmane, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta ballkanike 1912-1913,përkatësisht fati i shqiptarëve,u ndoq me interesim të madh në Levent dhe,si pasojë,kishte efekt në orientimin e elitës që kishte marrë më shumë guxim për t'u shprehur me më shumë kërkesa për autonomi të madhe e madje për pavarësi në bashkëpunim me aleatët(Britania e Madhe e Franca), që më 1914 u bënë bashkë kundër Perandorisë Osmane.
Në anën tjetër,në kohën kur Sulltani e shpalli "xhihadin" kundër "armiqve të islamit"(Britania e Madhe,Franca e Rusia), Londra filloi negociata me udhëheqës arabë më 1915, duke u premtuar të drejtën për "një shtet arab të pavarur",por pa përcaktuar mirë kufijtë e këtij shteti.
Njëkohësisht,Londra ishte në negociata sekrete me Parisin për ndarjen e sferave të interesit në Levent. Kështu,me ato premtime për një "shtet arab të pavarur",arabët me emirin e Meqës, Husein Ibn Ali, e shpallën në qershor 1916 kryengritjen e armatosur me ndihmën financiare, teknike e ushtarake të Britanisë,kundër sundimit osmane....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)