Kulturë

Fuqia e imagjinatës dhe “Déjà Vu” e animatorit japonez në Kosovë

Në vitin 2003 për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë të animuar do të nominohej filmi “Mt. Head”. Ky vit do të shënonte një kthesë të madhe në jetën e japonezit Koji Yamamura.

Ai për gjashtë vjet ka punuar në këtë film, gjersa njëkohësisht ka punuar edhe për kompani të tjera e për të cilat bënte reklama e ilustronte libra për fëmijë. Yamamura një animator i pavarur këto punë i ka bërë edhe sa ka punuar në filmat e tij të parë i gjendur në mes të një industrie të fuqishme animacioni, si ajo e Japonisë. Ai nuk kishte shumë zgjedhje, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt shumë nga miqtë e tij ishin, po ashtu, të mirë në këtë drejtim, por nuk mund të gjenin fonde për të realizuar projektet e tyre filmike. Yamamura e konsideron veten me fat.

Një animator i pavarur, e me një stil të veçantë tradicional të animacionit, arriti të krijonte kompaninë e vet të animacionit. Në vitin 1993 “Yamamura Animation” u themelua nga Koji Yamamura dhe gruaja e tij, Sanae.

Japonia dhe lidhja me Evropën e Kafkën

Koji Yamamura është lindur në Nagoya. 55-vjeçari thotë se ka shumë për të kujtuar për fillimet e karrierës së tij.

Veçanërisht nëse bazohemi në faktin se filmin e parë të animuar e ka realizuar qyshkur i ka pasur 13 vjet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)