Hapet thirrja për aplikim në programin e ri të “Tandem Western Balkans”

Hapet thirrja për aplikim në programin e ri të “Tandem Western Balkans”

16 August 2019 10:47

Është hapur thirrja për aplikim në programin e ri të Tandem Western Balkans e cila do të qëndoroj e hapur deri më 20 Shtator 2019.

“Organizata, institucione apo ndërmarrje sociale, ftoheni të aplikoni deri më 20 Shtator në edicionin e parë të Tandem Western Balkans ku po kërkohen menaxherë kulturor, aktivistë, arkitektë ose artistë, profesionistë të rinj që do të marrin pjesë në program. Tandem Western Balkans është program një vjeçar i të mësuarit përmes praktikës i cili u mundëson operatorëve kulturorë të fillojnë bashkëpunim rajonal afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Platforma Tandem mbështet ndryshimin shoqëror përmes aksionit kulturor strategjik dhe parashikohet si një hapësirë që iniciatorët e projekteve të fitojnë aftësi të reja, të zhvillojnë praktika inovative dhe të lidhen me rrjetet rajonale”, thuhet në njoftimin e Lumbardhi Foundation.

Këtu mund të gjeni të gjitha detajet përfshirë linkun e formës online për aplikim, versionin PDF të thirrjes si dhe përgjigje për pyetjet të cilat mund t’i keni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme