Kulturë

Veprat e Spasses urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Sterjo Spassen duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spasses duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit, gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore”, kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.

“Është i Shqipërisë kur bëhet fjalë për veprimtarin e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spasse është shembull, se arti është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri Ademi.