Kulturë

Ndikimi i pashmangshëm i Alfred Hitchcock

Ndikimi i pashmangshëm i Alfred Hitchcock

Regjisori britanik, i cili u lind 120 vjet më parë, ka punuar filma që i rezistojnë kohës. Tre ekspertë të Hitchcockut kanë sqaruar se përse mjeshtri i dyshimeve mbetet akoma një nga regjisorët me më influencë. Edhe në epokën e teknologjisë, Alfred Hitchcock mbetet një emër i njohur.

Në listën e filmave në “Amazon” dhe “Netflix” njerëzit mund të kalojnë përmes filmave të Alfred Hitchcock diçka që është e pazakonshme për këto biznese moderne dhe për platforma të filmave në SHBA. “55 filmat e Alfred Hitchcock janë të përhershëm”, ka thënë publicist i filmave Thilo Wydra, autori i librave për aktorët që kanë luajtur në filmat e Hitchcock, si Grace Kelly dhe Ingrid Bergman, dhe autor i librave për mjeshtrin po ashtu.