Kulturë

Hapet në Tuz ekspozita e artistit të njohur Gjelosh Gjokaj

Tuz, 22 korrik - Në Tuz të Malësisë së Madhe është hapur ekspozita retrospektive e piktorit të njohur Gjelosh Gjokaj, me origjinë nga kjo anë.

Me këtë rast, në praninë e publikut, u ekspozuan një numër i konsiderueshëm i pikturave të artistit Gjelosh Gjokaj, të punuara me teknika të ndryshme, me shumë mjeshtri, bën të ditur "Zëri i Amerikës".

Ekspozitën e organizoi fondacioni “Gjelosh Gjokaj” dhe Komuna e Tuzit.