Rreze Duli është drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri, ndërsa karrierën e saj e ka filluar në vitet ‘90 si aktiviste në shoqatën “Nëna Terezë”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pastaj ka vazhduar punën në organizata ndërkombëtare që nga viti 1994: Mercy Corps International, UNICEF, European Stability Initiative, Iniciativën Kosovare për Stabilitet, ATRC, UNDP dhe tani në AZHR Veri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Lufta – Unë, motrat e mia, Argjentina e Florina, dhe vëllai im Fanoli jemi rritur me këngët protestuese që thërrisnin njerëzit me pushtet të pushonin së luftuari dhe të ndërtonin një botë ku mbizotëronin paqja e barazia mes popujsh.
Jam rritur me ndjenjën e përgjegjësisë për paqen dhe me idenë se lufta ishte gjë e tejkaluar me gjeneratat e shkuara.
Vrasja e John Lennon dhe reagimi i popujve të ish- Jugosllavisë ndaj protestave tona paqësore të ‘81-shit, ishin fillimi i thyerjes së shumë nga iluzionet,të cilat përfundimisht u shuan me luftërat ballkanike në vijim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)