Kuvendi i Dibrës u mblodh më 1 nëntor 1878 nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës.
Kuvendi miratoi rezolutën në trajtë memorandiumi, e cila përmbante 5 pikat që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rezolutë thuhej gjithashtu se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda 1 muaji portës së Lartë me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, të cilët do merrnin pëlqimin me shkrim nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë.
Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.