Prania e myslimanëve në Mbretërinë Albania në shekullin XIII

Prania e myslimanëve në Mbretërinë Albania në shekullin XIII

18 May 2019 08:26

Në literaturën tonë që ka të bëjë me paraqitjen e islamit dhe të myslimanëve në viset shqiptare para pushtimit osman kemi shënime të mjegulluara, pra joprecize dhe jo të argumentuara sa duhet. Kështu, me vërsuljen e arabëve në Detin Adriatik pas invazionit të Sicilisë në shekullin IX, u bënë ca zbarkime e ca sulme për grabitje në bregdetin shqiptar, por pa ndonjë prani ushtarake të vazhdueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, tani me botimin e librit të historianit italian Pietro Egidit, “La Colonia saracena di Lucera” kemi një burim të dorës së parë për një segment interesant të historisë italiane, që ka të bëjë me dërgimin e myslimanëve si ushtarë në viset shqiptare me rastin e krijimit të Mbretërisë Albania (Regnum Albaniaa) më 1272, që përfshiu Shqipërinë Qendrore prej Durrësit deri në Butrint, e cila vazhdoi deri më 1281, me përjashtim të Durrësit që mbijetoi deri më 1368.

Libri në fjalë që tani doli në arabisht ka një histori më vete. Politikani dhe historiani i njohur italian Michile Amari (1806-1889), i cili u mor me historinë e myslimanëve në Sicili gjatë sundimit të tyre (shekulli X-XI) duke botuar veprën kapitale në tri vëllime më 1854, la një porosi në fund duke apeluar të studiohet historia e myslimanëve në Italinë Qendrore, përkatësisht në regjionin e Apulisë, të cilët kanë pasur qendrën e tyre në Lucera deri më 1290. /Muhamed Mufaku

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme