Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në festivalin më të rëndësishëm të muzikës europiane “Eurovision” me këngëtaren Jonida Maliqi dhe këngën e saj “Ktheju Tokës”. Mirëpo, sikurse dihet, vendet konkurruese paraqiten në këtë kompeticion edhe me një juri përkatëse që vlerëson këngët e festivalit europian.
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” krahas faktit se ajo do të jetë pjesë e kësaj jurie, edhe emrat e pjesëmarrësve të tjerë. Juria shqiptare duket se do të ketë pjesë të saj edhe Eranda Libohovën, Dilan Rekën, Julka Gramon dhe Gent Rushin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRikujtojmë se Jonida Maliqi u përzgjodh si përfaqësuesja e cila do të përfaqësojë vendin në Izrael, pasi u shpall fituese e festivalit të 57 të RTSH-së. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria.