Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Poeti që eci para kohës së tij

Sharl Bodler punoi gjatë në veprën e tij të njohur poetike “Lulet e së keqes”. Me të jetonte. Kudo e bartte me vete e kudo komunikonte me të. Këtë vepër e kishte çdo gjë. E pëlqente këtë vepër, por i interesonte edhe mendimi i të tjerëve për të. Me shumë miq ka biseduar në lidhje me këtë përmbledhje.

Në letrën që ia dërgoi mikut të tij, avokatit Anselu, përveç të tjerash, i shkroi: “Në këtë libër plot dhembje kam mendimin tim, gjithë zemrën time, gjithë besimin tim fetar të rrënuar dhe gjithë mllefin tim”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur e lexova me kujdes të madh tërë veprën dhe fillova t’i përktheja poezitë, më dukej titull i saj “Lulet e së keqes” jo i përshtatshëm, sepse e keqja nuk mund të lindë lulen, pra të bukurën, as nuk mund të komunikojë me të. Më i arsyeshëm më dukej titulli “Lulet e dhembjes”. Ky titull më dukej më poetik, më fisnik dhe më i arsyeshëm.

Duke hyrë në shtresat e brendshme të mendimit të Bodlerit dhe ato të poezive lindi dyshimi në mua. Hetova se Bodleri e njeh shumë mirë edhe për mrekulli të keqen. Te ky shkrimtar e keqja nuk është monodimensionale, por përkundrazi shumë dimensionale. E keqja përmban mërinë, dhembjen, sënditjen, dëshpërimin, pikëllimin, melankolinë, monotoninë etj.

Sharl Bodler pati aq shumë durim dhe fuqi saqë nga e keqja e nxori lulen, pra të bukurën. Këtë nuk ka mundur ta bënte asnjë poet para tij, ndoshta edhe më vonë. Pra, në këtë aspekt është poet unikat. /Muhamed Kërveshi

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)