Lahaj në Shkup me magjinë e zërit kapërcen sabotimin e orkestrës

Lahaj në Shkup me magjinë e zërit kapërcen sabotimin e orkestrës

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 06 April 2019 09:30

I paralajmëruar si koncert i tenorit me nam botëror Ramë Lahaj shoqëruar nga orkestra e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, ngjarja nuk ka dalë të jetë e tillë. Të pranishmit që kanë mbushur më shumë se gjysmën e sallës, me të hyrë kanë vërejtur se orkestra mungon. Në skenë ka qenë vetëm një piano. Por hallet kanë nisur më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Versioni zyrtar i krejt kësaj kanë qenë problemet teknike. Në atë të prapaskenës është përmendur edhe sabotimi nga ana e orkestrës, por edhe dështim i organizatorit. Edhe shitja e biletave online ka pasur probleme. Siç ndodh rrallë në një ngjarje të tillë, vetë tenori ka folur për problemet, para se të nisë koncerti.

“Na kanë thënë të mos flasim, por unë gjithmonë e kam thënë atë që e mendoj”, ka thënë Lahaj pas duartrokitjeve me të cilat është ngjitur në skenë. Mospraninë e orkestrës publikut ia ka arsyetuar me “probleme teknike”.(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme