Kulturë

Kosova debuton zyrtarisht në Panairin e Librit në Leipzig

Kosova debuton zyrtarisht në Panairin e Librit në Leipzig

Kosova për herë të parë prezantohet si shtet në njërin prej panaireve të librit më të vjetër në botë. Shtandi i Kosovës të enjten është hapur në Panairin e Leipzigut në Gjermani.

Kjo ngjarje kulturore ka filluar të organizohej më 1632. Janë mbi 130 tituj librash nga rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova që do të qëndrojnë të ekspozuara në Panairin që zgjat deri të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.