1. Në vitin 1999 Prishtina ishte kryeqyteti botëror i gazetarëve. Ishte fat dhe pafatësi, njëkohësisht. Fat, sepse mediat e famshme informonin audiencat botërore për krimet e Qeverisë serbe në Kosovë. Pafatësi, sepse shkaku pse gazetarë nga gjithë bota ishin në Prishtinë ishte pikërisht lufta e egër dhe e pabarabartë midis Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Prishtina vlonte prej gazetarëve. Ndonjë mungonte, shkruan sot Koha Ditore.
Nuhi Bytyçi mungonte të shumtën e kohës. Mungonte në shijimin e kafes së mëngjesit, atëherë kur të gjitha informatat barteshin si ajri nga gazetari te gazetari në Prishtinën e hutuar dhe të tmerruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuhi Bytyçi mungonte në Prishtinë, por nuk mungoi në Drenicë, në Dukagjin, në Llap e Gollak, dhe kudo tjetër ku luftohej. Sigurisht ai nuk luftonte ashtu si ushtarët e UÇK-së, por në një mënyrë tjetër po.
Kjo e ringre pyetjen tashmë shumë të njohur: ç’farë është gazetaria në kohë lufte? /Bajram Kosumi
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)