Një ditë para se të vendosej busti i Skënderbeut, IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin. Kjo për shkak se Bashkia e Lezhës nuk kishte marrë leje përkatëse te Instituti i Monumenteve në Ministrinë e Kulturës.
Nuk dihet se ku do të ngrihet bazamenti i ligjshëm, ndërkohë që nesër, më dy mars, do të mbahet ceremonia shtetërore për të përkujtuar “Besëlidhjen e Lezhës 1444”. Pas kësaj ndërhyrjeje të IKMT-së ceremonia do të braktiset nga pushteti vendor dhe ende nuk dihet se si do veprohet me aktivitetet e festimeve që ajo ka marrë përsipër të organizojë /abcnews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo