Kulturë

“Kaya’s Art”, shkolla që ua mëson të rinjve teknikat e artit figurativ

Qytezës së Fushë Kosovës i ka munguar një shkollë profesionale arti, e së fundmi, ajo është bërë me një të tillë.

Një burim për dije shumë i veçantë u është ofruar fëmijëve dhe moshave të ndryshme, për nxënësit që kanë mendim kritik dhe artistik për të ardhmen një synim të ndritshëm, transmeton emisioni Express në KTV.

“Kaya’s Art” shkolla profesionale e artit, e cila përmban kushte evropiane dhe standarde të ndryshme.

Kjo shkollë profesionale ofron regjistrime për mosha të reja, ndërsa ata i pajisin me material për të realizuar një vepër arti.

Përveç artit figurativ, në këtë hapësirë mbahen ligjërata nga artistë të cilët motivojnë të rinjtë për të ndjekur rrugët e artit.

Në këtë hapësirë, i pranishëm ishte edhe karikaturisti Agim Krasniqi, i cili tregoi për teknikat e një ilustrimi humoristik

Krahas teknikave për pikturën, kjo hapësirë do të ofrojë mësime edhe për baletin.