Kulturë

Karnavalet, spektakël në Venecia dhe Nisë

Descriptive Text

Kanalet e famshme të Venecias janë ndriçuar me miliona drita për një paradë me temë jashtëtokësore, në fillimin e karnavaleve të përvitshme të qytetit.

“Është një event i jashtëzakonshëm sepse është një mënyrë për të shprehur vetveten, për të sjellë gëzim dhe ne kemi me të vërtetë nevojë për këtë. Karnavalet e Venecias janë të jashtëzakonshme”, thotë një turiste.

Plot drita e ngjyra, Karnavalet e Venecias janë një event i njohur edhe ndërkombëtarisht dhe mbledhin një numër të madh turistësh e vizitorësh nga vendi e bota.

Por ndërkohë, edhe një tjetër qytet evropian është veshur me një pafundësi ngjyrash. Karnavali i 135 i Nisës ka nisur nën temën “Mbreti i Kinemasë”, me një paradë që i bënte homazh gjigandëve të filmit.

Por një festë e tillë nuk është e plotë pa karikaturat e politikanëve.

{gallery}