Kanalet e famshme të Venecias janë ndriçuar me miliona drita për një paradë me temë jashtëtokësore, në fillimin e karnavaleve të përvitshme të qytetit.
“Është një event i jashtëzakonshëm sepse është një mënyrë për të shprehur vetveten, për të sjellë gëzim dhe ne kemi me të vërtetë nevojë për këtë. Karnavalet e Venecias janë të jashtëzakonshme”, thotë një turiste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlot drita e ngjyra, Karnavalet e Venecias janë një event i njohur edhe ndërkombëtarisht dhe mbledhin një numër të madh turistësh e vizitorësh nga vendi e bota.
Por ndërkohë, edhe një tjetër qytet evropian është veshur me një pafundësi ngjyrash. Karnavali i 135 i Nisës ka nisur nën temën “Mbreti i Kinemasë”, me një paradë që i bënte homazh gjigandëve të filmit.
Por një festë e tillë nuk është e plotë pa karikaturat e politikanëve.
{gallery}