Kush bën thirrje për vrasje të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 14 February 2019 19:21

Një dramë teatrale e vendosur në një qytet imagjinar homofob, më shumë se një vit pas premierës, vazhdon të nxisë komente urrejtjeje e kërcënuese për komunitetin LGBTI, tani edhe në nivel zyrtarësh të shtetit, raporton KTV.

Xheladin Krasniqi, i punësuar në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë, shfaqjen “55 shades of Gay” e ka konsideruar si degjenerim të skajshëm dhe ka sugjeruar, ndër të tjerash, edhe ‘heqje koke’ në komentin e tij në faqen e Qendrës Multimedia. 

“Komentet bëhen edhe më shqetësuese, kur bëhen nga një zyrtar i shtetit dhe janë të drejtuara drejt artistëve,” ka thënë autori i shfaqjes, njëherësh drejtor i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj, derisa ka bërë thirrje policisë e prokurorisë që të hetojnë rastin.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka lëshuar një deklaratë me të cilën është distancuar nga komentet e zyrtarit në fjalë, por nuk ka përmendur të jetë hapur ndonjë procedurë disiplinore ndaj tij.

As Policia në Kosovë, nuk është përgjigjur në thirrjet e mesazhet e televizionit, për të treguar nëse është ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë rast.

Përderisa nuk është hera e parë që kërcënime të tilla janë bërë në drejtim të komunitetit artistik.

Shfaqja “55 Shades of Gay”, është duke vazhduar rrugëtimin e saj. Përveç në vend, shumë shpejt do të shfaqet edhe në SHBA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme