I lartvlerësuari Zotni!
Në shtojcë kam nderin që plot bindje t’ia dërgoj Shkëlqesisë Suaj dy ekzemplarë të abetareve shqipe, njëra nga të cilat me shkronja arabe, tjetra e shtypur me shkronja sipas sistemit të Sami Bej Frashërit, shkruan sot Koha Ditore.
Parahistoria e çështjes së alfabetit, siç është rasti aktualisht në Vilajetin e Kosovës, daton që nga Kongresi i Manastirit, në të cilin delegatët e arnautëve të Kosovës u deklaruan në favor të sistemit frashëriot. Ndërkohë, xhonturqit brenda shoqatës bashkë me qarqet nga Konstantinopoja dhe me ortodoksët midis muhamedanëve kishin arritur përmes një propagande të zellshme që arnautët e këtushëm përmes një shkrese drejtuar Kongresit të Drejtshkrimit formalisht të protestojnë kundër pranimit të alfabetit frashëriot.
Ky qëndrim u arsyetua prej personaliteteve shqiptare të ndikuar nga xhonturqit pjesërisht me përpjekjet politike për t’u mbrojtur nga gjoja ndikimet italiane, pjesërisht me faktorët objektivë, dhe atë me domosdoshmërinë e njohjes së shkronjave arabe me qëllim të leximit të Kuranit ,si dhe me faktin se nxënësit që duhej ta mësonin gjithsesi gjuhën turke, përmes ndryshimeve të planifikuara do të ngarkoheshin më tepër. Ndërkohë, xhonturqit nga këto konsiderata thjesht teorike tashmë kanë kaluar në praktikë. /Rexhep Ismajli
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)