Kulturë

“Oscars” midis shpërfilljeve dhe befasive

Kandidatët për çmimet “Oscar” të këtij viti mbulojnë terren të gjerë. Por si çdo vit ka befasi dhe shpërfillje.

Këto nuk janë shpërblime të Akademisë së babait tuaj, sepse as Akademinë nuk e keni të babës. Trupa votuese e “Oscarit” ka ndryshuar në mënyrë dramatike: më se 23.000 njerëz janë ftuar që të bëhen anëtarë gjatë tre vjetëve të fundit. Pra, anëtarësimi u rrit rreth 30 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë bërë një grupi larmishëm, që shpjegon llojllojshmërinë e përzgjedhjes që nga filmat dhe zhanret e librave komikë, deri te filmat artistikë, e ata në gjuhë të huaj. Kandidatët për çmimet “Oscar” të këtij viti mbulojnë terren të gjerë. Por si çdo vit ka befasi dhe shpërfillje. 

Befasia: “Roma”: Kur Yalitza Aparicio arriti në audicion për “Roma”, e reja ishte kualifikuar si mësuese parashkollore dhe kishte mjaftueshëm kohë për të bërë edhe gjëra të tjera. Ajo i tha regjisorit Alfonoso Cuaron se kishte kohë të lirë, derisa priste rezultatet e një programi mësimor, ku ajo ishte regjistruar së fundmi. Por sapo Cuaron pa bashkëvendësen e tij, ai e dinte se e kishte gjetur aktoren e duhur. Tani “Roma” prej filmit më të pashpresë nga të nominuarit, është njëherazi në garë me “The Favorite” me nga 10 nominime secili. Filmi bardh e zi në gjuhën spanjolle goditi në një akord me Akademinë. Prodhuar nga “Netflix”, disa pyetnin nëse shoqata me shërbime të rrjetit kompjuterik do ta dëmtonte filmin, por filmi “Roma”, nëse asgjë tjetër tregon se si “Neftlixi” si platformë po bëhet gjithnjë e më e fortë në industrinë e filmit. 

Shpërfillja: Filmi i Stephan James “If Beale Street Could Talk”: Ylli kanadez i aktrimit është ngritur vazhdimisht gjatë dy vjetëve të fundit, së pari më 2014 me filmin për të drejtat e njeriut “Selma” dhe në vitin 2016 me filmin për biografinë e Jesse Owens, pasuar nga paraqitja në Amazon e serive “Homecoming”. Performanca e James në “If Beale Street Could Talk” rrëmbeu zemra, fitoi furishëm kur u shfaq në premierën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, por në mëngjesin e së martës ishte vetëm Regina King nga ky film që u nominua për “Oscar”, nga radhët e aktorëve....

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)