Kulturë

“Në mes” dërgon Kosovën në Berlinale

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Berlinale njoftoi për pjesëmarrjen e filmit “Në Mes” të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”, raporton “Express” i KTV-së.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.

Autori i filmit, Samir Karahoda, është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 shkurt.