Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” ka kënaqësinë të i shpalosë datat e edicionit të dhjetë. Në vitin 2019, për herë të parë festivali do të organizohet në muajin korrik me datat 15 deri 21 korrik 2019 në Pejë, Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Anibar ka hapur thirrjen për filma të animuar në tetor, dhe thirrja vazhdon të jetë e hapur deri me 30 Prill 2019 për të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtij edicioni të festivalit, transmeton Koha.net.
“Këtë vit do të jetë edicioni i dhjetë i festivalit, ku edhe do të festohet puna e një dekade dhe të gjitha zhvillimit në fushën e animacionit, filmit të animuar, kinematografisë dhe kulturës në Kosovë. Kjo thirrje e festivalit bëhet në nivel ndërkombëtar për kategori të ndryshme, ku Anibar do të ndajë gjashtë çmime në vlerë prej 3000 euro për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeu i Anibar)”, thuhet në komunikatë.
Lista e plotë e kategorive të filmave:
– Gara Ndërkombëtare
– Gara Ballkanike
– Gara e Studentëve
– Gara për filma të animuar të metrazhit të gjatë
– Gara për videoklipe të animuara muzikore
– Programi Kids and Teen
Autorët mund të aplikojnë apo të informohen përmes platformës Film Freeway në linkun e mëposhtëm: https://filmfreeway.com/AnibarAnimationFestival apo të lexoni mbi rregullat e festivalit në këtë link.
