Kulturë

Posterit të “Bordel Ballkan” i rivihet zjarri

Janë bërë më shumë se dy vjet prej premierës së shfaqjes “Bordel Ballkan”. Në prill të vitit 2017, qysh para premierës, autori i tekstit, Jeton Neziraj ishte kërcënuar me vdekje. Pas disa ditësh i ishte vënë flaka posterit të shfaqjes me regji të hungarezit András Urbán, shkruan sot Koha Ditore.

Vënia e zjarrit posterit të kësaj shfaqjeje, që pas 20 reprizave është kthyer prapë këtë vit në repertor, është përsëritur.

Pas mesnatës të së enjtes, posteri i “Bordel Ballkan” ka marrë flakë. Një gjë e tillë është vërejtur tek në mëngjesin e së premtes. Menaxhmenti i TKK-së menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 10:00 të së premtes është hapur një rast zjarrëvënie në stacionin ‘Qendra’. Rasti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’. Është djegur një pllakat reklamues i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti./Shaban Maxharraj

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)