Kulturë

Marshi që nxiti kryengritjen demokratike

Marshi që nxiti kryengritjen demokratike
 

Shtatë-tetëqind metra thellë po ziente pakënaqësia e Kosovës. Me daljen në dritë të minatorëve nga zgafellet e “Trepçës”, do të ngjallej shpresa për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të shtypur. Serbia e Slobodan Milosheviqit po ua merrte dhunshëm anën pesë republikave dhe dy krahinave jugosllave, shkruan sot Koha Ditore.

Me vete kishte edhe akademinë dhe kishën serbe. Bashkë, bënin thirrje për shfarosje e gjenocid fizik të shqiptarëve. Elita e ligështuar jugosllave u druante mijëra “Mitingjeve të së vërtetës”. “Revolucioni i jogurt” po përlante gjithçka përpara nën retorikën e vrazhdë të politikanit në ngritje të rrufeshme, Slobodan Milosheviq.