Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Bordel Ballkan” vlerësohet pozitivisht në Sarajevë

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë mirë që ka hyrë në borxh për të mos i dështuar prezantimi në festivalin ndërkombëtar të teatrit “MESS” në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Kjo pasi shfaqja me të cilën Kosova u prezantua në këtë festival, “Bordel Ballkan”, u prit mjaft mirë nga audienca atje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka bërë të ditur regjisori boshnjak, Dino Mustafiq, i cili ka thënë se shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt e regji të András Urbánit ngazëlleu masën në Sarajevë me ritmin e saj të çmendur.

“Me ngazëllim nën ritmin e çmendur, aktorët nga Prishtina realizuan shfaqjen ‘Bordel Ballkan’ drejtuar nga Andras Urban, me tekst të Jeton Nezirajt. Ishte një punk ballkanik në skenë, energji të njohura dhe fanatizëm skenik të aktorëve shqiptarë. Është mirë t’i shohësh dhe të punosh me ta”, tha Mustafiqi në një postim në Twitter, raporton Koha.net.

“Koha Ditore” raportoi muajin e kaluar qysh një ditë pas afatit, menaxhmenti i TKK-së, pasi i kishte huazuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e vizave e të sigurimeve shëndetësore të ekipit, e kishte nënshkruar kontratën me organizatorët e festivalit.

Me shfaqjen “Bordel Ballkan”, ky institucion u prezantua në “MESS”, por kjo pjesëmarrje u rrezikua në mungesë të 1 mijë e 300 eurove, sa i duheshin fillimisht, e të cilat nuk janë bartur nga ana e Ministrisë së Kulturës.