Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“100 Logot e Kosovës” për vlerat artistike të dizajnit të logove

Logo që prezantojnë biznese, organizata, shoqata e kompani të ndryshme, të realizuara prej viteve 60’ e deri në ditët e sotme, janë përmbledhur në një libër.

Me qëllim të ringjalljes dhe publikimit të logove të asaj kohe, analizimit të atyre që vijnë pas periudhës së luftës së fundit në Kosovë, e bashkë me të edhe zhvillimit teknologjik, libri i titulluar “100 Logot e Kosovës”, shërben edhe si referencë për artdashësit e studentët e dizajnit grafik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autori i këtij libri, disenjator grafik dhe muzikant i njohur Luan Tashi, me këtë libër mëton që brezave të rinj “t’ua tregojë vlerat artistike të dizajnit të logove që sot njihen si ‘old school looks’”.

Libri me mbi 100 faqe, u promovua të shtunën mbrëma në kafe-librarinë “Dit’e nat’”, në kryeqytet. Ky libër është botuar nga Botimet KOHA dhe ka qenë pjesë e titujve të rinj që janë ofruar në kuadër të edicionit të 19-të të Panairit të Librit në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.