Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

1 mijë e 500 tituj të rinj i presin lexuesit në Panairin e Librit 2018

Njëqindepesë shtëpi botuese pritet të promovojnë 1 mijë e 500 tituj të rinj në Panairin e Librit që është hapur të martën pasdite në Prishtinë.

Një nga stendat tradicionalisht më të vizituara të Panairit të Librit në Prishtinë, Botimet “Koha”, në jubileun e kësaj ngjarjeje, do të sjellë për lexuesit tetë tituj të rinj të shkruar nga autorët e letërsisë moderne shqiptare, tetë të tjerë të botuar midis dy panaireve e në total kjo shtëpi botuese ofron 150 tituj.