Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV

Nga 2 dhjetori në KTV cikli i dokumentarëve “E njohura e panjohur me Arianit Kocin”

Nga data 2 dhjetor, në ekranin e KTV-së do të shfaqet cikli i dokumentarëve “E njohura e panjohur me Arianit Kocin”.

Premiera e episodit të parë është të shtunën më 2 dhjetor nga ora 21:00.

Ky cikël i dokumentarëve do të nis me Prishtinën, por do t’i përfshijë edhe qytetet e tjera të Kosovës.

Në këto emisione do të paraqiten fakte historike dhe fakte të tjera interesante nga jeta e njerëzve të zakonshëm, që janë dëgjuar, por ka shumë pak informata të detajuara për to.

“E njohura e panjohur me Arianit Kocin” do të shfaqet çdo të shtunë nga ora 21:00 në KTV.