Nëse historia më e re e Kosovës lexohet nëpërmjet memorialëve, rezultati është një narracion paradoksal, i mjegullt e zor i kuptueshëm.
Ai për viktimat civile është diku i strukur. Dhe për të bërë këtë mjafton një shëtitje nëpër monumente e memorialë të pasluftës.
Këtë e zbërthen dokumentari “Kosova monumentale e paradokseve” dhe ajo që shtjellon me shembuj konkretë paralajmërohet qysh në titull.
Teksa dokumenton për atë që s’është dokumentuar për luftën e veçmas për viktimat civile, dokumentari “Kosova monumentale e paradokseve” – i shfaqur premierë në kinemanë “ABC”, prej organizatës joqeveritare “Integra” në bashkëpunim me Kohavisionin – është thirrje për veprim, alarm për gjendjen e tanishme dhe pasojat e mosveprimit.
Me autor Shaban Maxharrajn, gazetar i KOHËS, e producent Kushtrim Koliqin, “Kosova monumentale...” nxjerr në pah betejën kontradiktore të monumenteve e memorialëve.
Edhe
“Kosova monumentale e paradokseve” jepet premierë
Dokumentari televiziv “Kosova monumentale e paradokseve” do të shfaqet më 16 mars në ora 20:00 në Kohavision.