Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV programi

Vajza nga Italia provon ushqimet kosovare

“Buka jonë, goja huj”, rubrikë kjo e emisionit më të ri në KTV “N’shpi”, në episodën e parë ka pasur një vajzë italiane e cila po punon në Kosovë.

Eleonora Allena ka provuar ushqimet si flija, mantija, bakllava, sarma e deri te deserti që kësaj here kishte tulumba.

Por, kombinimet që i bëri ajo janë të pazakonshme, madje edhe për vendin tonë, raporton KOHA.

Prej ushqimit të parë deri te i fundit, Eleonora nuk u lodh së komentuari ato. Përveç në gjuhën angleze, ajo komentoi ato edhe në gjuhën e saj, gjuhën italiane.

Për të parë të gjitha komentet, reagimet e fytyrës dhe mënyrës se si ajo i kombinoi ato me produktet e qumështores Drena, shikojeni videon më poshtë.

Edhe Këngëtarja franceze flet për ushqimin tradicional shqiptar Showbiz Këngëtarja franceze flet për ushqimin tradicional shqiptar

Për çdo informatë më shumë, ju ftojmë ta përcilleni faqen zyrtare të emisionit në rrjete sociale.

Në facebook e gjeni me n’shpiktv dhe në Instagram nën emrin nshpi_ktv.