KTV programi

Vajza nga Italia provon ushqimet kosovare

“Buka jonë, goja huj”, rubrikë kjo e emisionit më të ri në KTV “N’shpi”, në episodën e parë ka pasur një vajzë italiane e cila po punon në Kosovë.

Eleonora Allena ka provuar ushqimet si flija, mantija, bakllava, sarma e deri te deserti që kësaj here kishte tulumba.

Por, kombinimet që i bëri ajo janë të pazakonshme, madje edhe për vendin tonë, raporton KOHA.

Prej ushqimit të parë deri te i fundit, Eleonora nuk u lodh së komentuari ato. Përveç në gjuhën angleze, ajo komentoi ato edhe në gjuhën e saj, gjuhën italiane.

Për të parë të gjitha komentet, reagimet e fytyrës dhe mënyrës se si ajo i kombinoi ato me produktet e qumështores Drena, shikojeni videon më poshtë.

Për çdo informatë më shumë, ju ftojmë ta përcilleni faqen zyrtare të emisionit në rrjete sociale.

Në facebook e gjeni me n’shpiktv dhe në Instagram nën emrin nshpi_ktv.