Kohavisioni vazhdon transmetimin e episodeve të reja të serisë “MOLLË E NDALUAR”, e cila pasqyron jetën e dy motrave, Jëlldëz dhe Zejnep. Gjatë javës do të keni mundësinë të ndiqni episodet e reja nga 107 deri në 111 duke u njohur me zhvillimet plot dramë dhe të papritura në jetën e dy motrave, të cilat ndryshojnë shumë në raportin që ato mbajnë me njerëzit përreth. Jëlldëz dhe Zejnep do ta pushtojnë ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm, çdo ditë pune duke filluar nga ora 21:30.
“Mollë e ndaluar” është një nga seritë më të shikuara televizive që shquhet për kastën e aktorëve të mirënjohur dhe shumë të dëshiruar në Turqi, dhe jo vetëm. Gjatë javës vazhdon edhe transmetimi i serisë televizive “Rrahje zemre” e cila vjen në transmetim gjashtë herë në javë nga e hëna deri të shtunën me fillim nga ora 10:45 dhe ritransmetim nga ora 17:45.
Derisa mbrëmjet e vona sjellin në ekran ritransmetimin e serisë së suksesshme turke “Nusja nga Stambolli”. Seria e cila sjell rrëfimin e familjes së madhe Boran vjen në transmetim çdo ditë pune me nga dy episode, 30 minuta pas mesnate. Edhe tek Boranët java do të jetë e mbushur me drama që s’ndalen kurrë, por do të ketë edhe befasi të këndshme në jetë e personazheve të serialit. “Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.