Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarri përfshiu një pronë të AKP-së në Magure

Zjarri ka përfshirë një objekt, që është pronë e AKP-së, të shtunën mbrëma në Magure të Lipjanit.

Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Nuk është raportuar për të lënduar.

“Fsh. Magure, Lipjan 12.08.2023 – 22:38. Raportohet se për shkaqe të panjohura në një objekt pronë e AKP-së ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin. Po ashtu nga ekipet e KEDS-it është bërë ndërprerja e energjisë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.