Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka shpërthyer një zjarr në pronën e një shqiptari, duke shkaktuar me këtë rast dëme të mëdha materiale.
Raportohet se në rrethana të panjohura një zjarr e ka përfshirë të premten pronën (70 ari) të viktimës mashkull shqiptar e mbjellë me 1150 trupa molle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pronë, po ashtu, kanë qenë edhe pajisjet për mirëmbajte dhe ujitje, të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri.
Përveç dëmeve të mëdha materiale të shkaktuar nuk raportohet për të lënduar.