Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një stallë në Deçan, dëme të mëdha

Nga zjarri është përfshirë një stallë në fshatin Pobërgjë të Deçanit, me ç’rast janë shkaktuar mjaft dëme, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Viktima, burrë shqiptar, ka njoftuar në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasoje e zjarrit është djegur objekti-stalla, dy shtazë shtëpiake, një traktor, një veturë si dhe një sasi ushqimi për bagëtinë”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Artikuj të ngjashëm