Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përfshihet nga zjarri një plantacion me molla në Ferizaj

Një plantacion prej 3-4 hektarë me molla është djegur në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj të shtunën.

Një person ka njoftuar se plantacioni i është përfshirë nga zjarri, ndërsa ai ka treguar se i janë dëmtuar rreth 200 trupa të pemëve dhe po ashtu sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari.

“Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në fshatin Rahovicë të Ferizajt, një person ka treguar se i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë.