Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen 8 mijë zogj të pulave në një fermë në Prizren

Tetë mijë zogj të pulave janë djegur në një fermë në Prizren, të premten, nga zjarri që përfshiu një pjesë të fermës.

Njësitet policore po e hetojnë rastin, ndërsa nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.