Një zonë e lagjes “Sofali” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë ka thënë për KOHËN se zjarri nuk është i përmasave të mëdha.
Ai ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe e kanë nën kontroll situatën.
“Ka një zjarr në Sofali, mbi xhami. Ekipet kanë dalë në vendngjarje, zjarri nuk është i përmasave të mëdha, nuk është alarmuese. Gjithçka është nën kontroll”, ka thënë ai.
Koha ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm