Një zjarr ka shpërthyer në një kompleks banesor në Fushë-Kosovë mbrëmë rreth orës 21:45, ndërsa si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy zyrtarë policorë dhe disa qytetarë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kompleksi banesor është përfshirë nga zjarri pasi kanë nisur të digjen njehsorët elektrikë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe njësitet e KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme. Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policor dhe disa qytetarë, dhe sipas mjekëve gjendje e tyre është stabile. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
-
Tre persona dërgohen në QKUK pas zjarrit në një objekt banesor në Fushë-Kosovë
-
Zjarri përfshin orët e rrymës në një objekt banesor në Fushë-Kosovë
-
Digjet një objekt banesor në Fushë-Kosovë, disa banorë po trajtohen nga ekipet mjekësore
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Dyshohet se u vuri flakën orendive dhe u largua nga banesa në Fushë-Kosovë